Situata pas zjarreve shkatërruese në Hawaii, 99 viktima dhe 1300 të zhdukur! Guvernatori i ishullit: U kontrollua vetëm 25% e territorit, bilanci mund të rritet

15 Gusht 2023, 12:23| Përditesimi: 15 Gusht 2023, 13:07

  • Share

Ishulli Hawaii vazhdon të përjetojë situatë dramatike pas zjarrit vdekjeprurës që goditi qytetin e Lahanias. Deri tani janë konfirmuar 99 viktima, ndërsa rreth 13 00 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Guvernatori I ishullit Josh Green tha se kërkimet vijojnë dhe numri i viktimave mund të rritet dhe do duhet kohë për identifikimin e tyre.

Numri i viktimave nga zjarret vdekjeprurëse në Hawaii ka shkuar 99, ndërkohë autoritetet bëjnë të ditur se janë rreth 1300 persona që ende rezultojnë të zhdukur. Guvernatori i Hawaii tha për CBC se numri i saktë i viktimave nga zjarri më vdekjeprurës në Amerikë në 100 vitet e fundit, mund të dalë pas 10 ditësh.

Ai ka konfirmuar se deri tani janë bërë kërkime në 25 % të zonës së shkrumbuar nga zjarri. Sipas tij ekipet e kërkimeve që po kontrollojnë në këto zona mund të gjejnë 10 deri në 20 viktima të tjera në ditë.

Ndërkohë thuajse i gjithë qyteti i Lahanias është shkatërruar nga zjarri dhe tashmë është kthyer në një fantazmë.

Guverantori tha se 12 mijë banorët e këtij qyteti mund të kenë shpëtuar ose të kenë mbetur viktima nga zjarri. Ai theksoi se ndoshta ekipet e kërkimeve mund të zbulonin më shumë viktima dhe se do të duhej kohë për t'i identifikuar ato.

Zyrtarët thanë se 20 qenë të trajnuar për kërkimin e kufomave ishin vendosur në ishull nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave. Por drejtues të saj nuk bënë të ditur sesa kohë do të zgjasë kërkimi për viktima duke e konsideruar situatën jashtëzakonisht të rrezikshme për shkak të temperaturave të larta. Ndërkohë familjeve që kanë pjesëtarë të humbur u është kërkuar të dorëzojë mostrat e ADN për të ndihmuar në përpjekjet e kërkimeve.

Të paktën 2,000 njësi banimi duke përfshirë 402 dhoma hoteli, janë vënë në dispozicion për njerëzit që humbën shtëpitë e tyre në Lahania.

E paqartë mbetet nga se u shkaktua zjarri, por u përhap me shpejtësi për shkak erërave të forta të uraganit Dora dhe thatësirës.Ndërkohë një padi kolektive u ngrit kundër ofruesit më të madh të energjisë elektrike në Hawaii,

Hawaii Electric ku pretendohet se linjat e rrëzuara të kompanisë kontribuan në përhapjen e zjarreve.

Padia akuzon kompaninë për dështimin në mbylljen e linjave të rrëzuara pavarësisht paralajmërimit të avancuar nga Shërbimi Kombëtar i Motit që kishte ngritur alarmin për zjarre në Hawaii.

Mbyllja e përkohshme e energjisë elektrike për të reduktuar rrezikun e zjarrit është një taktikë e përdorur në shtetet perëndimore të SHBA-së, ku zjarret janë të zakonshme. Në Kaliforni, linjat e energjisë kanë shkaktuar gjysmën e zjarreve më shkatërruese të shënuara në këtë shtet.

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?