Foto ilustruese

Sociale

Situata nga pandemia, nga data 11 tetor certifikatat e vaksinave anti-COVID të lëshuara në Shqipëri do të njihen edhe në Britani

7 Tetor 2021, 22:17| Përditesimi: 7 Tetor 2021, 22:36

  • Share

Nga data 11 tetor certifikatat e lëshuara për vaksinmin anti-COVID në Shqipëri, do të njihen edhe në Britani. Kështu ka bërë me dije në një postim në rrjetet sociale ambasadori i Britanisë ne vendin tonë Alastair King Smith, i cili thotë se ky është një lajm i mirë për shqiptarët që duan të ikin në Mbretërinë e Bashkuar.

‘Lajm i mirë për shqiptarët, britanikët dhe shtetasit e tjerë që nisen për në Mbretërinë e Bashkuar nga këtu. Nga 11 tetori, certifikatat e vaksinave të lëshuara në #Shqipëri do të njihen.’- shkruan ambasadori King Smith.

Kujtojmë se që nga 15 shtatori edhe Bashkimi Evropian ka njohur Certifikatat e Vaksinimit kundër COVID-19 të lëshuar nga Shqipëria. Ky vendim i BE ndikon në heqjen e pengesave të shqiptarëve për të udhëtuar drejt shteteve europiane pa patur nevojën e një testi PCR. Vendimi i Komisionit Evropian i konsideron Pasaportat e vaksinimit në këto vende me vlerë të njëjtë me Green Passport të lëshuar nga autoritetet evropiane.

Pasaporta e vaksinimit është e vlefshme për të gjitha vaksinat e njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave: Vaksinën e Pfizer, Moderna, Astra Zeneca dhe Johnson&Johnson, në Shqipëri nga këto katër vaksina përdoren vetëm Astra Zeneca dhe Pfizer. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?