Situata nga moti i keq, Autoriteti Portual i Durrësit njofton pasagjerët: Dy tragete do të nisen tre orë më herët! Nesër mbyllet përkohësisht porti i Barit

21 Shkurt 2022, 12:54| Përditesimi: 21 Shkurt 2022, 12:59

  • Share

Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar pasagjerët se për shkak të motit të keq që do të përfshijë detin Adriatik, dy tragete do të nisen 3 orë më herët.

Gjithashtu Autoritetit italiane kanë njoftuar mbylljen e përkohshme të Portit të Barit ditën e nesërme dhe për rrjedhojë do të reflektohet edhe në ndryshime apo anulime të përkohshme të lundrimeve të planifikuara nga Porti i Durrësit.

‘Njoftojmë të gjithë udhëtarët që kanë rezervuar lundrimin e tyre mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit, me tragetin “AF MARINA” dhe “RIGEL VII”, se për shkak të situatës së motit, i cili pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, nisja sotme do të bëhet në orën 19:00 dhe jo në orën 22:00 sipas parashikimit.

Kërkojmë mirëkuptimin e udhëtarëve të cilët duhet të paraqiten më herët në Portin e Durrësit për të kryer në kohë procedurat e imbarkimit.

Përkatësisht, imbarkimi do të fillojë në orën 16:00 për kamionët dhe në orën 17:00 për pasagjerët.

Autoritetit italiane kanë njoftuar mbylljen e përkohshme të Portit të Barit ditën e nesërme, dt. 22.02.2022 dhe për rrjedhojë do të reflektohet edhe në ndryshime apo anulime të përkohshme të lundrimeve të planifikuara nga Porti i Durrësit.’- njofton ADP.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?