Situata nga koronavirus në Kolonjë, kreu i bashkisë: Po ndihmojmë 476 familje të moshuarish (VIDEO)

14 Prill 2020, 11:24| Përditesimi: 14 Prill 2020, 11:38

  • Share

Kolonja është ende një nga zonat në hartë, e paprekur nga koronavirus. Ndërgjegjësimi, masat e marra kanë bërë që kjo bashki të mbetet ende me shifrën zero të të prekurve nga Covid-19, që në të gjithë botën ka shënuar mijëra viktima.

Në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, kreu i Bashkisë së Kolonjës Erion Isai thotë se janë marrë të gjitha masat në qytet për dezinfektimin, karantinimin e njerëzve, ndërkohë që i shërbehet rreth 476 familje të moshuarish.

Është fat i madh që ky virus luftën e parë e ka me higjienën, ne jëmi leksion në këtë pjesë, kështuqë nuk e kam merakun. Përsa I përket moshës së tretë, banorët që kanë një vendbanim në Kolonjë janë njerëz edhe që emigrojnë, nuk themi dot një statistikë. Me grupin e patronazhit që kemi ngritur, u shërbejmë të moshuarve me të gjitha gjëeat, pazaret, pagesat e faturave. Kemi 476 familje moshash të treta që ndihmojmë.” thotë kryebashkiaku i Kolonjës.

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?