Shëndeti

Komiteti i Ekspertëve: Administrata, punonjësit e supermarketeve e të qendrave tregtare të vaksinohen deri më 31 dhjetor ose çdo 5 ditë do kërkohet test

2 Dhjetor 2021, 14:19| Përditesimi: 2 Dhjetor 2021, 17:18

  • Share

Punonjësit e administratës publike, të supermarketeve dhe të qendrave tregtare që akoma nuk kanë marrë vaksinën e COVID do të duhet të vaksinohen deri më 31 dhjetor. Kështu bëri me dije sot Komiteti Teknik i Ekspertëve, duke i futur këto kategori në listën e atyre që e kanë vaksinimin të detyruar. Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli bëri me dije se duke filluar nga data 4 janar, atyre do t'u kërkohet të paraqesin certifikatën e vaksinimit, ose në të kundërt duhet të dorëzojnë test PCR negativ çdo 5 ditë.

"Duke u bazuar në situatën epidemiologjike, në rritjen e qarkullimit të virusit Omicron në Europë dhe faktit që stina e dimrit rrit mundësinë për marrjen e infeksionit Sars Cov2, Komiteti ka vendosur: Duke filluar nga dita e sotme, çdo qytetar +18 vjeç mund të bëjë dozën përforcuese pasi ka kaluar 6 muaj nga doza e dytë. Pas vendimit për vaksinimin e mësuesve dhe studentëve, Komiteti ka marrë vendim që deri me datën 31 dhjetor, të gjithë punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe qendrave tregtare që nuk janë vaksinuar, të vaksinohen, pasi me datën 4 janar do të kërkohet karta e vaksinimit ose prova e testit PCR negative çdo 5 ditë", tha Rakacolli.

Masat e reja u morën nisur nga rreziku për shkak të variantit Omicron dhe mundësia e përhapjes së COVID në periudhën e dimrit. Po ashtu Komiteti Teknik i Ekspertëve rekomandoi ndalimin e hyrjes së shtetasve të huaj në Shqipëri me histori udhëtimi brenda 14 ditëve të fundit në vendet e Afrikës së Jugut: Kenia, Angola, Zambia, Bostwana dhe Senegal, ku është identifikuar prania e variantit Omicron të COVID. Për shtetasit shqiptar rezidentë, që vijnë në vendin tonë dhe kanë histori udhëtimi 14 ditët e fundit para mbërritjes në këto vende do të karantinohen në shtëpitë e tyre për 14 ditë.

Situata me pandeminë në vend u vlerësua si e qëndrueshme nga Ekspertët e Komitetit Teknik dhe për këtë arsye u lanë në fuqi të njëjta masa që vijojnë prej disa muajsh.

Ndërkohë shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino tha se është evidentuar një rritje e rasteve të reja tek fëmijët.

"Situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme në krahasim me dy javë më parë. nuk kemi rritje të rasteve, përkundrazi kemi një ulje të lehtë. Kemi një situatë të qëndrueshme. Në gjithë tre javëshin e fundit kemi një situatë të njëjte. Ajo që vëmë re është një rritje tek grupmoshat e reja dhe pediatrike, 0-4, si dhe nga 5-15 vjeç. Kemi pasur vatra në disa shkolla, të cilat janë menaxhuar siç duhet, duke u zbatuar të gjitha udhëzimet e dhëna nga ISSH. Kemi rritje të mbulesës vaksinale, ku shkon deri në 48%. Kemi rritje në bashkitë e mëdha dhe një rritje mbi nivelin kombëtarë që shkon mbi 52%. Kërkojmë të kemi një rritje të numrit të të vaksinuarve. Nga ana tjetër infeksionet, ndërhyrëse janë 10 herë më të larta, tek ato që janë të pavaksinuar. Ka filluar procesi i dozës së tretë, e cila po ecën me ritme të njëjta me aplikimin e dozës së parë dhe të dytë", tha Bino. 

Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme u bë me dije se çdo qytetar mbi 18 vjeç tashmë mund të vaksinohet me dozë të tretë përforcuese kundër COVID, 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë. Me dozën e tretë u vaksinua sot edhe kryeministri Edi Rama, teksa i bëri thirrje qytetarëve që mos të hezitojnë të vaksinohen për të mbrojtur shëndetin e tyre.

Masat anti-COVID që janë në fuqi:

Masat e tjera vijojnë si më poshtë:

-​Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00.

-​Vijon që qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:

•​Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.

•​Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenic brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.

•​Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

•​Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në pikën 2, bëhet për fëmijët deri në moshën 6 vjeç.

•​Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetë izolohen për një periudhë 10 ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

-​Vijon që në strukturën e aerorporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, të cilët duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës ashtu sic është rekomanduar sipas protokollit të ndryshuar.

-​Vijon të mbetet në fuqi që në të gjithë institucionet shëndetësore, moslejimi i hyrjes së familjarëve për personat që janë të shtruar.

-​Vijon të mbetet në fuqi urdhri  për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj, e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.

-​Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve.
 

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Auto shkaterrim: 03/12/2021 01:10

    Çeshte autoshkaterrimi? Kur një popull vetshkaterrohet!

    Përgjigju
  • Mirara Kacolli: 02/12/2021 16:12

    Bino e Rakacolli mos e gdhifshi naten sot!

    Përgjigju
  • Papagalli: 02/12/2021 15:40

    Po Berisha qe i mbush sallat plot e perplot pse nuk e hap gojen zonja Rakacolli qe ti cosh policime dhe ti shperndash?

    Përgjigju
    • Loni: 02/12/2021 16:11

      Ta kishin arrestuar qenin. Bashke me ate zagarin Rama qe ben vaksine dhe rri pa maske.

  • Koha e re: 02/12/2021 14:54

    Kjo nuk eshte e drejte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?