Spitali Infektiv

Situata nga COVID, 3 humbje jete, 1261 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

27 Korrik 2022, 18:29| Përditesimi: 27 Korrik 2022, 18:30

  • Share

Tre humbje jete, 1261 qytetarë të infektuar, 2667 testime dhe 1352 të shëruar në orët e fundit ka qenë bilanci nga COVID.

Janë kryer 2667 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1261 qytetarë, në këto bashki:

442 në Tiranë, 81 në Durrës, 74 në Fier, 47 në Shkodër, nga 46 qytetarë në Lushnje, Vlorë, 44 në Berat, 37 në Elbasan, 36 në Sarandë, 29 në Kamëz, 27 në Lezhë, 23 në Gjirokastër, 21 në Kavajë, 20 në Korçë, 17 në Dimal, nga 15 qytetarë në Krujë, Vorë, Divjakë, Maliq, Kuçovë, nga 14 qytetarë në Kurbin, Himarë, nga 13 qytetarë në Vau i Dejës, Tepelenë, 11 në Patos, nga 9 qytetarë në Mallakastër, Prrenjas, nga 8 qytetarë në Kukës, Devoll, nga 7 qytetarë në Mirditë, Skrapar, nga 6 qytetarë në Malësi e Madhe, Gramsh, Librazhd, nga 5 qytetarë në Fushë Arrëz, Tropojë, Shijak, Dibër, Bulqizë, Delvinë, Peqin, nga 4 qytetarë në Has, Roskovec, Përmet, Pogradec, nga 3 qytetarë në Pukë, Rrogozhinë, Selenicë, nga 1 qytetar në Mat, Këlcyrë, Kolonjë, Poliçan, Cerrik.

Janë 9,175 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 31 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: tre qytetarë nga Tirana të moshave 72-82 vjeç

Janë shëruar 1352 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 295,340 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Korrik 2022)

Raste të reja ditore             1261

Të shëruar në 24 orë          1352

Të shtruar në spitale            31

Humbje jete në 24 orë           3

Testime ditore                     2667

Testime totale               1,909,176

Raste pozitive                  308,050

Raste të shëruara           295,340

Raste Aktive                        9,175

Humbje jete                         3,535

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                5,276

Fier                                                       723

Durrës                              631

Vlorë                                    450

Elbasan                                422

Shkodër                                              384

Berat                                                371

Korçë                               270

Lezhë                               251

Gjirokastër                                          190

Dibër                                140

Kukës                                 67

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?