Aleksandër Vuçiç

Situata në veri të Kosovës, Vuçiç bisedon me Macron: I kërkova të bëjë përpjekje që pala në Kosovë të kthehet në kornizën e bisedimeve

8 Korrik 2023, 18:37| Përditesimi: 8 Korrik 2023, 18:42

  • Share

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron, të cilit i ka kërkuar që të bëjë përpjekje shtesë që autoritetet në Kosovë të kryejnë bisedime.

Në një postim në Instagram thotë se ka zhvilluar një bisedë të hapur me Macron dhe i ka prezantuar pasojat e situatës në Kosovë.

“Si gjithmonë një bisedë e hapur dhe serioze me presidentin Emmanuel Macron, të cilit i kam prezantuar pasojat e zhvillimit të rrezikshëm të situatës në Kosovë dhe Metohi”, ka shkruar Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.

Vuçiç thotë se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut dhe ruajtjes së paqes.

“Komuniteti serb në Kosovë është i vetmi grup etnik në Evropë që është i ekspozuar ndaj dhunës së vazhdueshme. I kërkova presidentit Macron që të bëjë një përpjekje shtesë në mënyrë që pala prishtinase të vijë në vete dhe të kthehet sa më shpejt në kuadrin e bisedimeve konkrete”, ka shkruar Vuçiç.

Ai shtoi se falënderoi Macronin për gatishmërinë e tij për të dëgjuar Beogradin, si dhe për vendosmërinë e tij për të bërë përpjekje shtesë për të zgjidhur situatën në veri të Kosovës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?