Jens Stoltenberg

Situata në veri, Stoltenberg: Po rrisim prezencën në Kosovë, kërkon vetëpërmbajtje nga retorika e dhunës

12 Tetor 2023, 17:27| Përditesimi: 12 Tetor 2023, 17:31

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha pas takimit të ministrave të Mbrojtjes në Bruksel, se disa batalione nga Rumania, Bullgaria dhe Mbretëria e Bashkuar janë dërguar dhe do të dërgohen në Kosovë, duke rritur praninë e KFOR-it.

“Këto janë çështjet kryesore që u diskutuan në takimin e ministrave. Ka një situatë të tensionuar dhe të vështirë, të cilën e ndjekim me shumë kujdes dhe po e rrisim prezencën sidomos në veri”, tha Stoltenberg.

Ai përsëriti se mesazhi kryesor është që Prishtina dhe Beogradi duhet të përmbahen nga veprime që mund të përshkallëzojnë më shumë situatën dhe nga retorika provokuese.

Stoltenberg foli edhe për luftën në Gaza, duke u shprehur se Izraeli ka të drejtë të mbrohet.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?