Një ditë pas reshjeve të shiut, Ministria: Situatë e normalizuar në vend! Rruga Lekbibaj-Fierzë në Tropojë ende e bllokuar

18 Shtator 2022, 09:33| Përditesimi: 18 Shtator 2022, 14:32

  • Share

Pasi i gjithë vendi u përfshi nga moti i keq me reshje intesive të shiut , pothuajse në të gjitha qarqet e vendit situata është e qetë dhe e normalizuar dhe nuk janë vërejtur problematika sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në Tropojë, ku ditën e djeshme situata praqitej më problematike, duket se sot i është kthyer normalitetit. Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Aktualisht pa energji elektrike është Fierza dhe fshati Valbonë, ndërsa e  gjithë pjesa tjetër e territorit të bashkisë Tropojë është e mbuluar me energji elektrike. Që në orët e para të mëngjesit kanë mbërritur në zonat e prekura nga përmbytjet forcat e Emergjencave Civile si dhe është dërguar nga bashkia një fadromë për të pastruar rrugën Tragetet-Dushaj, po ashtu dhe një tjetër është dërguar në fshatin Degë.

Ditën djeshme, vendi u përfshi nga reshje në formë stuhie e rrebeshe, të cilat krijuan problematika kryesisht në disa qytete si Durrës, Lushnjë, Belsh e Tropojë. Më kritike situata  paraqitej në Tropojë ku për shkak të sasisë së të reshjeve është raportuar për demë në rrugë, banesa e toka bujqësore në disa fshatra. Ndërsa, kryebashkiaku Rexh Byberi tha për Report Tv se këto reshje nuk janë parë në 20 vite në Tropojë.

Ora 11:49
Një ditë pas reshjeve të shiut, Ministria: Situatë e normalizuar në vend! Rruga Lekbibaj-Fierzë në Tropojë ende e bllokuar

 

Ministria e Mbrojtjes raporton se pas reshjeve të dendura të shiut që përfshinë të gjithë vendin, situata është normalizuar. Vetëm në Tropojë , po vijon puna për zhbllokimin e rrugës Lekbibaj-Sheshi i trageteve Fierzë, e cila nuk ka qenë e aksesueshme që prej ditës së djeshme, ndërsa po punohet dhe për rikthimin e energjisë në Fierzë dhe Valbonë. 

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

“Situata në qarkun e Kukësit, pas reshjeve të ditës së djeshme, sot paraqitet më e qetë. Sipas informacioneve nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, në bashkinë Tropojë ku pati dëme, gjendja është normalizuar, ndërkohë që vazhdon puna në terren nga grupet e punës për eliminimin e pasojave. Në mbështetje të forcave në terren po punojnë mjete dhe forca e batalionit të Xhenios dhe Batalionit të Mbështetjes së Emergjencave Civile. Ndërsa bashkia ka ngritur grupet e vlerësimit të dëmeve.

Aktualisht në territorin e bashkisë Tropojë: Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. (Curri-Valbonë,Ura e Bujanit-Qafe Morine,Sopot-Kerrnaj,Qafe Mejdan-Tropojë-Buçaj,B.Curri-Cërrnicë dhe B.Curri –Fierzë); Rruga Lekbibaj- Fierzë është e bllokuar nga rrëshqitjet e gurëve, po punohet me mjetet e bashkisë për zhbllokimin e segmentit rrugor Lekbibaj-Sheshi i trageteve Fierzë; Po punohet nga grupet e punës së OSHEE për riparimin e defektit në nënstacionin elektrik në Gropë Fierzë dhe rikthimin e energjisë në njësinë administrative Fierzë dhe fshatin Valbonë; Në fshatin Degë njësia administrative Fierzë është dërguar një fadromë në mbështetje të komunitetit; Në qarqet e tjera të vendit situata është e qetë dhe nuk janë vërejtur problematika."

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?