Situata në Rajon, 400 ushtarë gjermanë pritet t’i bashkohen KFOR-it në Kosovë

2 Shkurt, 20:13| Përditesimi: 2 Shkurt, 20:23

  • Share

Delegasioni i Gjermanisë në NATO ka njoftuar se rreth 400 ushtarë gjerman pritet t’i bashkohen KFOR-it në Kosovë së shpejti. 

Lajmin e ka bërë me dije delegacioni gjerman përmes një shkrimi në platformën ‘X’. Në shkrim thuhet se pjesëmarrja e Gjermanisë në këtë mision paqeruajtës ndërkombëtar pasqyron përkushtimin për stabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

“Pjesëmarrja e Gjermanisë në Forcën kosovare të udhëhequr nga NATO (KFOR), një mision paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë që nga qershori i vitit 1999, pasqyron përkushtimin e saj për stabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon. Sipas mandatit aktual të pafund, deri në 400 ushtarë gjermanë mund të dislokohen në KFOR”, shkruan delegacioni gjerman në Kosovë.

Theksohet gjithashtu se roli kryesor i ushtarëve gjermanë që shërbejnë përkrah ushtarëve nga 26 vende të tjera që bëjnë pjesë në KFOR-it, është ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, koordinimi i ndihmës humanitare ndërkombëtare dhe asistimi në krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Aktualisht KFOR ka rreth 4500 trupa në Kosovë nga 27 shtete të NATO-s dhe shtetet partnere.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?