Foto nga Shkodra

Situata në qarkun Shkodër/ Vijon shpërndarja e pensioneve, gjendje e mirë shëndetësore për të prekurit me COVID-19

2 Prill 2020, 21:55| Përditesimi: 2 Prill 2020, 22:00

  • Share

Në qarkun Shkodër, sipas NJVKSH vazhdojnë të ndjekin situatën epidemiologjike në të gjithë territorin e qarkut, nëpërmjet hetimit mbi kontaktet e dyshuara për rastet COVID-19, dhe mbikqyrjes së respektimit të vetkarantinimit të personave të dyshuar.

Ndërkohë gjendja shëndetësore e të konfirmuarve pozitivë është e mirë.

Jemi në pritje të përgjigjeve nga ISHP  Tr për 6 mostra në Pukë dhe 15 mostra në Shkodër.

Nga Filialet e Postave janë shpërndarë në nivel qarku, rreth 2524 pensione në shtëpi, prej të cilave në :Shkodër 1725, Pukë 256, Malësi e Madhe 150 dhe Vau Dejës 383.

Bashkia Shkodër ka asistuar shtresat në nevojë për 61 familje me pako ushqimore, prej të cilave :Në qytet 19 familje të vetmuara

Në Nja Pult 42 familje, me ndihmë ekonomike dhe me mbi 5 anëtarë e të moshuar.

Bashkia ka dezinfektuar objektet si DVP, SHIK, FNSh, trotuaret e zonës Industriale, supermarketet, stadiumi, etj.

Ndërsa nga KUZ, kanë ndërhyrë në zhbllokime pusetash, në 3 lagje të qytetit, si dhe në riparimet e defekteve të ndryshme me kerkesë të qytetarëve.

Nga Bashkia Vau Dejës, sot nuk kemi informacion për raste të reja COVID-19.

Janë shpërndarë në këtë bashki, rreth 55 pako ushqimore nga Shoqata "Tomorroë Starts Today" tek familjet në nevojë në NjA Bushat.

Në bashkinë Malësi e Madhe, nuk raportohen raste me COVID- 19.

Nga ISSH në bashkinë  Malësi e Madhe, ka ofruar pranë komunitetit shërbime të ndryshime mjekësore të rimbursueshme  nëpërmjet QSH, gjithsej 117 shërbime, prej të cilave 33 në banesë.

Ka monitoruar kushtet higjeno- sanitare të personelit në 5 subjekte supermarkete dhe furra buke, si dhe edukim shëndetësor në QSh të NJA Qender.

Nga ISSH, Shkodër janë monitoruar dhe inspektuar 86 subjekte, për të konstatuar rregullat higjenike dhe zbatimin e urdhërit për subjektet që janë të ndaluara për të ushtruar aktivitet.

Nga strukturat e DVP nëpërmjet 4 komisariateve ka vijuar zbatimi i urdhërave në bashkepunim me FNSh, ushtriëe, për zbatimin e masave të ndalim qarkullimit në të gjithë territorin, kontaktimin e të ardhurve nga Durrësi dhe jashtë shtetit në territorin e Prefekturës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?