Politikë

Situata në PD, Kadilli për Report TV: Kur Basha përjashtoi Berishën, akti më Berishist! Me këtë ritëm, çdokush që do të kundërshtojë kryedemokratin do të përjashtohet

12 Tetor 2021, 19:15| Përditesimi: 12 Tetor 2021, 19:54

  • Share

Ish-anëtar i Këshillit Kombëtar, Fatbardh Kadilli i ftuar në Report Tv për të folur lidhur me situatën aktuale në Partinë Demokratike dhe shkarkimin e Flamur Nokës nga pozicioni i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë.

Sipas tij kur Basha shkarkoi Berishën mori aktin më Berishist dhe se ajo që i duhet PD-së është të jetë në parti më e madhe se kryetari  

“Në momentin që Basha shkarkoi Berishën, ka marrë aktin më Berishsiht. Aktine një kryetarokrati. Ajo çfarë në duhet ne është një parti pa kryetarokrat, të kemi një parti më të madhe se kryetari ku forca e anëtarëve të jetë forca e vërtet, forca e forumit të jetë forca e vërtet”, tha Kadilli.

Demokrati është shprehur se kryetarokracia në këtë rast nuk ishte e keqe vetëm në shkarkimin por edhe në emërimin e Nokës, pasi ajo vjen në përplasje me rregullat statutore.

“Kryetaroktracia nuk është e keqe vetëm kur të shkarkojnë. Basha ishte kryetarokrat jo vetëm kur e shkarkoi Nokën por edhe kur e emëroi. Nëse emërohesh kështu, fati do të jetë i ndjetë edhe në shkarkim.”, tha ai.

I pyetur nëse fatin e Flamur Nokës pritet ta kenë edhe të tjerë, Kadilli tha se nëse vazhdohet me këtë ritëm çdo njeri që do i dali kundër Bashës do të ketë të njëjtin fat.

“Nëse do të vazhdojmë kështu, kushdo që të reagojë kundër Bashësh mund të ketë të njëjtin fat. Por nuk duhet të presin më! Kryetaroktracia nuk është e keqe vetëm kur të shkarkon, Basha ishte kryetarokrat jo vetëm kur e shkarkoi Nokën por edhe kur e emëroi. Nëse emërohesh kështu, fati do të jetë i njëjtë edhe në shkarkim.”, u shpreh Kadilli.

Sipas tij PD nuk do të riorganizohet me ikjen e Bashës apo me ardhjen e Berishës në parti, duke theksuar se çështja nuk është personaliteti dhe se kjo përplasje nuk është e shëndetshme.

“Si do të vazhdojë t’ drejtohet kjo parti qytetarëve me pegun apo me llumin ?Përplasjes duhet të jenë të shëndetshme, kësaj i mungojnë parimet. Kjo nuk është çështje personalitetesh, nuk rregullohet apo drejtohet PD nga Basha apo me kthimin e Berishës Ne shohim një entuziazëm ndaj Berishës, ky është i zoti të sjellë mbështetje rreth vetës, po ku të çon kjo, cila është e reja? Zgjidhja nuk është as i9kja e njërit as kthimi i tjetrit.” U shpreh ai.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?