Situata në PD, Basha me Kolegjin e Kryetarëve: Vëmendja jonë s’do jetë tek ata që kanë mbetur prapa për halle personale

5 Shtator 2023, 11:27| Përditesimi: 5 Shtator 2023, 11:58

  • Share

 

Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbledhur ditën e sotme Kolegjin e Kryetarëve. Në fjalën e tij të hapur për mediat, Basha komentoi situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike, por pa preferuar të ndalet në emra. Basha thotë se nuk vëmendja e PD nuk do të jetë më tek ata që kanë mbetur mbrapa me axhendën e interesit personal, por tek qytetarët dhe beteja me qeverinë.

Jemi borxhli para demokratëve, mënyra e vetme për ta kthyer këtë borxh është duke qëndruar përballë në qeverisë, por edhe përballë një alternative realiste. Ky kontrast është i dukshëm sot e gjithë ditën. Vëmendja jonë nuk është dhe s’do jetë tek ata që kanë mbetur mbrapa me axhendën e interesit personal. Nëse harxhojmë kohë apo energji për tu angazhuar në këtë debat ku na provokojnë, atëherë i bie të braktisim betejën e vërtetë që nuk është me ta, por është për njerëzit. Sa më shumë kohë harxhojmë për njëri-tjetrin aq më pak do ngelë për njerëzit.


Lajmi kryesor:

Bardhi takim me Berishën dhe deputetët e opozitës, Basha: Udhë të mbarë në bunkerin anti-amerikan


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?