Kejdi Mehmetaj

Situata në Ballsh, Mehmetaj: Rama gënjen kur thotë se Rafineria ka degraduar! Mjaft me mashtrime jepu përgjigje naftëtarëve

16 Tetor 2020, 16:53| Përditesimi: 16 Tetor 2020, 16:56

  • Share

Ish-deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj ka reaguar për situatën e krijuar në Ballsh, duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Sipas saj Rama gënjen kur thotë se Rafineria e Ballshit është e degraduar, dhe se shteti nuk ka asnjë përgjegjësi kundrejt Rafinerisë dhe punonjësve të saj.

"Edi Rama-Gënjeshtari patologjik! Edhe kush nuk i dëgjoi mbrëmë ulërimat gënjeshtare të Edi Ramës gjatë emisionit ‘Opinion’, me siguri ka shikuar nëpër lajme e rrjete sociale veprimet e tij të lajthitura që u bënë virale. Ndër lumin e gënjeshtrave që ai tha dje, dua të veçoj ato drejtuar Rafinerisë së Ballshit kur prej dy javësh naftëtarë burra e gra janë futur në grevë urie.

Për këdo që nuk e njeh situatën në Rafinerinë e Ballshit duhet të dijë se Kryeministri gënjen kur thotë se ajo është e degraduar, gënjen kur thotë se shteti nuk ka asnjë përgjegjësi kundrejt rafinerisë dhe punonjësve të saj, gënjen kur thotë se ata nuk i duan pagat sociale. Ajo që duhet të kuptojmë të gjithë është vjedhja e korrupsioni masiv që oligarkët e Edi Ramës kanë bërë në kurriz, jo vetëm të naftëtarëve, por të gjithë shqiptarëve.

Disa herë është shpjeguar publikisht se gjatë privatizimit të ARMO-s shteti shqiptar mbajti rreth 15% të aksioneve pikërisht për të ruajtur interesat kombëtare sa i takon rafinerisë si aset por njëkohësisht edhe punonjësve. Disa herë publikisht naftëtarët kanë shpjeguar se kanë fituar me gjyq të drejtën për të marrë pagat e prapambetura e për zbatimim e këtyre vendime të gjykatës duhet të sigurohen institucionet shtetërore (si përmbarimi). Disa herë publikisht naftëtarët kanë deklaruar se kur kanë vajtur në zyrat e punës për të kërkuar “pagat sociale” që përmend Edi Rama, u është thënë se ata figurojnë të punësuar. Disa here, naftëtarët publikisht kanë kërkuar të drejtat që u vijnë si rrjedhojë e Statusit të Naftëtarit që qeveria refuzon t’jua njohë.

Nga ana tjetër rafineria nuk është e degraduar, ama degradimi i rafinerisë dhe mos vendosja e saj në punë i intereson oligarkëve të Edi Ramës. Së pari që ta përdorin duke mos i paguar asnjë detyrim shtetit e punonjësve e së dyti për të futur në tregun shqiptarë naftën me çmimim më të lartë e abuzues në rajon", shkruan ajo.

Ajo i bën thirrje Ramës që t'u përgjigjet naftëtarëve.

"Edi Rama që as nuk di e as nuk do të mësojë, sepse për të parësor janë interesat e xhepave të tij, të lexojë raportet e të dëgjojë ekspertët se sa lehtësisht vendoset në punë rafineria. Edi Rama i oligarkëve tu shpjegojë shqiptarëve se çfarë po bëhet me Albpetrolin, vendburimet e saj e punën që bën për nxjerrjen naftës. Kështu edhe qytetarët do e kenë të qartë skemën gjigande të korrupsionit që luhet në sektorin e naftës.

Mjaft me mashtrime, Edi Rama tu përgjigjet naftëtarëve, jo për keqardhje, por sepse e detyron ligji. Tu përgjigjet naftëtarëve se do jet përjetë në turpin e tij e të Partisë Socialiste që nga njëra e Fierit harxhohen miliona euro për një incenerator të panevojshëm i cili ende nuk është vendosur në punë e nuk ka fare të punësuar, e nga ana tjetër lihen pa bukë më shumë se 900 familje fierake e mallakastriote, familjarët e të cilëve ua kanë dedikuar jetën e tyre sektorit të naftës", shton ai.

Komento

Komente

  • ZRALALA ZURA NJË GAL: 16/10/2020 18:48

    E pa besushme del e flet vajza e hajdutit. Babai i ksa qelbësire dhëmb çakalle na del për të na treguar vërtetsin e pastërtin. Në një koh që i jati ksaj është mashtrus e hajdut ordiner po për ktë moonstër i jsti hajdut nuk quhet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?