Foto ilustruese

Situata me koronavirusin, ndeshja Angli-Islandë mund të luhet në Shqipëri

9 Nëntor 2020, 22:43| Përditesimi: 9 Nëntor 2020, 22:45

  • Share

Ndeshja mes kombëtares së Anglisë dhe Islandës e vlefshme për Ligën e Kombeve mund të luhet në Shqipëri. Sipas BBC, kjo mund të ndodhë për shkak se Britania nuk lejon futjen në territorin e saj të personave nga Danimarka.

Gjithashtu të gjithë ata që hyjnë në Britani duhet të vetëkarantinohen për 2 javë. Islanda, rivalja e Anglisë më 15 nëntor luan me Danimarkën ndërsa më 18 do të udhëtojë drejt Britanisë.

Kjo vendos në rrezik ndeshjen ndaj federata angleze po mendon për te luajtur në fushë neutrale ku Shqipëria është një mundësi reale.

Më 18 nëntor luan edhe Shqipëria në Air Albania ndaj Bjellorusisë dhe nëse vendoset qe Angli-Islandë të luhet këtu, opsione të tjera janë dhe stadiumet e Elbasanit dhe në Shkodër.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?