Situata kritike e fasonerive, Rama: Jo për shkak të ‘euros’, koha e shfrytëzimit të krahut të lirë të punës, ka vdekur

13 Janar, 11:09| Përditesimi: 13 Janar, 11:19

  • Share

 

Një tjetër shkak pse situata e industrisë fasone në Shqipëri ndodhet në vdekje klinike jo për faj të qeverisë dhe as në lidhje me euron. 

“Një temë e dhimbshme. Situata e industrisë fasone në Shqipëri. Kjo ditë do vinte dhe nuk lidhet thjesht me euron. Është gabim. Është qasje komplet e gabuar ta shohësh këtë si një ditë që e solli forcimi i lekut dhe situata e re që kjo ka krijuar me euron. Jo! Kjo ditë do të vinte sepse koha e shfrytëzimit të krahut të lirë të punës si avantazh konkurrues në treg ka vdekur prej kohësh. E kush e ka kuptuar prej kohësh që ajo kohë ka vdekur, në atë industri ka marrë masat për t’u adaptuar. Kush nuk e ka kuptuar apo kush nuk i ka marrë masat për t’u adaptuar, sot e ka të pamundur të mbijetojë”.


Lajmi kryesor:

Çelet ‘Shtëpia e Biznesit’ Rama: Fasoneritë në vdekje klinike jo për shkak të ‘euros’! Qeveria s’jep ‘serume’! Të adaptohen


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?