Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite

'Situata është katastrofike', palestinezët e zhvendosur në Gaza bëjnë thirrje për armëpushim

19 Dhjetor 2023, 13:25| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 15:17

  • Share

1702287344_gaza.jpg

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite

Palestinezët vazhdojnë të luftojnë për të gjetur nevojat e tyre themelore për të jetuar. Ata thonë se situata është katastrofike.

Çdo mëngjes, ata përpiqen të gjejnë ujë dhe ushqim për fëmijët e tyre dhe ndihmat që vijnë në Gaza nuk janë të mjaftueshme për të gjithë enklavën.

Një tjetër gjë që thonë palestinezët është se e kanë shumë të vështirë të gjejnë ilaçe. Ilaçet kundër dhimbjeve dhe kundër gripit, së bashku me insulinën dhe ilaçet për diabetin, ndër shumë të tjera, nuk gjenden në farmaci.

Palestinezët duan që situata të përfundojë sa më shpejt dhebëjnë thirrje për armëpushim.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Herzog: Izraeli gati për një pauzë të re humanitare ndaj lirimit të pengjeve! Houthi: Ne do të sulmojmë në Detin e Kuq çdo 12 orë


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?