Zjarrfikësit

Situata e zjarreve në vend, ministri Peleshi: 5 vatra aktive janë evidentuar gjatë ditës së sotme

26 Korrik 2023, 12:44| Përditesimi: 26 Korrik 2023, 14:59

  • Share

Ministri Peleshi ka dhënë bilancin e fundit për situatën nga zjarret në vend.

Për shuarjen e tyre janë angazhuar 144 efektivë të Forcave të Armatosura,13 mjete, 3 zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar.

Peleshi thotë se po punohet për mbajtjen nën kontroll të vatrave të zjarrit në fshatrat Peshtan Plyk, Kraps,Kreshpan, njësia administrative Frakull.

Ndërsa u kërkua ndërhyrja e helikopterit në pyllin me pisha në fshatin Gjorgoz, pasi ndërhyrja me mjete dhe forca nga terreni është e pamundur. Po punohet ndërkaq edhe në një vatër zjarri në fshatin Hekal, bashkia Mallakastër.

Po vijon gjithashtu operacioni për kapsulimin e vatrave në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në bashkinë Vlorë.

Në fshatin Buz, në bashkinë Memaliaj po vijon puna nga terreni për izolimin e vatrës së zjarrit.

Është bërë e munduar shuarja e vatrës së zjarrit në fshatin Skrevan, bashkia Dimal, ku aktualisht ka vetëm prezencë tymi.

Situata është nën kontroll dhe zjarri po shkon drejt izolimit të plotë në malin e Gjallicës, njësia administrative Shtiqën, bashkia Kukës."- thotë Peleshi. 


Lajmi kryesor:

Situata nga zjarret në vend, 5 vatra aktive! Policia: Nga 1 korriku 17 zjarre të qëllimshme, 1 i arrestuar e 13 nën hetim


G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?