Ramush Haradinaj

Situata e tensionuar në veri të Kosovës, Haradinaj: Logjika qeverisëse e Kurtit nuk përkon me kohën ku jetojmë

16 Nëntor 2022, 20:21| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 20:24

  • Share

Kryetari i Aleancës për Akmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në facebook, ka shkruar se ishte i shqetësuar për logjikën qeverisëse të kryeministrit Albin Kurti.

Sipas Haradinajt, logjika qeverisëse e Kurtit nuk përkonte me kohën në të cilën jetohet. Ish kryeministri nuk kurseu kritikat ndaj Kurtit për të cilin tha se po mashtronte dhe po varfëronte qytetarët me vendimet e marra.

“Në Junik bashkëbiseduam me qytetarët për marrëveshjen për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe shqetësimin e rrjedhave të situatës dhe mënyrës së dobët se si qeveria e ka menaxhuar këtë proces me rëndësi jetike për vendin.

Theksova shqetësimin tim për logjikën qeverisëse të Kurtit, që nuk përkon fare me kohën në të cilën po jetojmë, mashtrimin dhe varfërimin e vazhdueshëm të qytetarëve nga ana e tij, krizën e thellë ekonomike dhe energjetike.

Për hirë të interesave nacionale, Aleanca do të ofrojë përkrahjen e saj për proceset pozitive që hapin dyert tona në NATO dhe na vendosin nën ombrellën e sigurisë dhe stabilitetit.

Përndryshe, një dezertim i mundshëm në këtë situatë, për arsye të ndryshme folklorike, do ta dëmtojë rëndë shtetin dhe kauzën tonë”- shkruan Haradinaj.

Ndërkohë situata në veri të Kosovës, vijon të jetë në një ngërç institucional pas dorëheqjes së zyrtarëve serbë nga policia dhe këshillat bashkiakë të komunave. Presidentja Vjosa Osmani ditë më parë shpalli datën 18 Dhjetor si ditën ku do mbahen zgjedhjet në katër komunat ku ka pasur dorëheqje masive nga zyrtarët serbë.

Situata e tensionuar është krijuar si rezultat i kërkesës së Kosovës për reciprocitetin e targave që pritettë hyjë në fuqi në ditët në vijim.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 17/11/2022 00:50

    O hajn leshi mbylle sa na qelbe si m… në duell

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?