Situata e rënduar me COVID-19 në Kosovë, Rita Ora: Ju lutem mbani maskën, dua të vi sërish të festoj me ju

27 Gusht 2020, 15:55| Përditesimi: 27 Gusht 2020, 15:57

  • Share

Muajin e fundit koronavirusi në Kosovë ka qenë mjaft agresiv, duke i marrë jetën brenda ditës në disa raste mbi 10 personave. Lidhur me këtë situatë, Rita Ora, këngëtarja me origjinë nga Kosova, përmes UNICEF, i është drejtuar me një mesazh të gjithë bashkëqytetarëve të saj.

Këngëtarja me famë botërore thotë se maska duhet përdorur sa herë që del nga shtëpia.

 “Jam shumë e shqetësuar që shumë njerëz në Kosovë janë infektuar me COVID-19. Ju lutem mbroni veten dhe të dashurit tuaj, vendosni maskën, ruani distancat dhe kujdesuni për higjienën personale.

Unë e vendos maskën time sa herë dal jashtë, në mënyrë që të vij sërish në Kosovë dhe të festoj me ju përfundimin e këtij virusi. Ndriçoni me dritën tuaj! Vendosni maskën. Të dua!”, thotë Rita.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?