Kronikë

Situata e rendit në vend, eksperti i kriminalistikës, Karamuça: Përgjegjësia direkte mbi drejtorin e Policisë së Shtetit! Këto ngjarje nuk kanë lidhje me gjyqtarët dhe prokurorët

28 Qershor 2021, 13:36| Përditesimi: 28 Qershor 2021, 14:12

  • Share

Pas ngjarjeve të rënda kriminale në vend, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e drejtoi gishtin nga prokurorët dhe gjyqtarët duke i bërë ato përgjegjës.

Por eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuça thotë në një intervistë për Report TV, se përgjegjësia bie mbi drejtuesin e Policisë së Shtetit dhe se ministri Çuçi nuk ka pse të justifikojë policinë.

Karamuça thotë se këto ngjarje nuk kanë lidhje me prokurorët dhe gjyqtarët. Sipas tij këto kanë lidhje me një strategji jo të mirë menduar nga ana e Policisë së Shtetit, për mënyrën sesi duhet përballuar ky sezon veror i cili po vjen më shumë intensitet të lartë kriminal.

'Deklaratat e tij dalin përtej kompetencave që ka një drejtues i Ministrisë së Brendshme. Duhej të prononcohej drejtori i Policisë së Shtetit mbi të cilin bie përgjegjësia direkte. Ministri nuk ka pse të justifikojë policinë. Nuk mund të themi që për të gjitha gjërat që ndodhin sot, fajin e ka një prokuror apo një gjyqtar. Këto ngjarje nuk kanë lidhje fare me gjykatat dhe prokurorinë por kanë lidhje me një strategji jo të mirë menduar nga ana e Policisë së Shtetit, sesi duhet përballuar ky sezon veror i cili po vjen më shumë intensitet të lartë kriminal.'- tha Karamuça.

Sa i takon ndryshimit të drejtuesve të policisë, Karamuça tha se çështjet e sigurisë publike nuk janë çështje emrash, por strategji të mirëfillta të metodave dhe taktikave që duhet të paraqesë policia e shtetit në lidhje me këto situata të kriminale.

'Eksperienca ka treguar se çështjet e  sigurisë publike nuk janë çështje emrash, nuk janë strategji rokada emrash, por strategji të mirëfillta të metodave dhe taktikave të reja që duhet të përqasë policia e shtetit në lidhje me këto situata të pazakonta. Do të ketë situata të tilla edhe në vijim. Policia në këtë rast nuk është i mirë ky apo i keq një tjetër, ka të bëjë me ndryshimin e një strategjie dhe futja e elementëve të rinj taktik në lidhje me sjelljen e Policisë së Shtetit.'- tha Karamuça.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genci: 28/06/2021 13:51

    Ku u bo ekspert ky bir komunisti gjykates i dikatutes me shkolle pedagogjike po shqipëria ka mare fund

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?