Foto Ilusturese

Situata e COVID-19 në Kosovë: 9 të vdekur dhe 546 raste të reja

4 Nëntor 2020, 16:05| Përditesimi: 4 Nëntor 2020, 16:14

  • Share

Nëntë viktima dhe 546 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të mërkurën në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se rastet e reja pozitive janë testuara me metodën RT-PCR, ku gjithsej janë marrë 1.626 mostra nga ShSKUK dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 546 raste pozitive.

Instituti po ashtu njoftoi se janë shëruar 107 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.002. Komuna e Prishtinës është ajo e cila ka më shumë të infektuar ku sot janë regjistruar 286 raste.

Deri në këto momente, numri total i rasteve pozitive me Covid- 19 është 21.545 dhe janë shënuar gjithsej 714 raste të vdekjes.  

er.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?