Gent Strazimiri

Situata e COVID, Strazimiri: Vdekjet janë 5-fishuar, qeveria asnjë ndihmë as edhe indirekte

11 Gusht 2020, 13:13| Përditesimi: 11 Gusht 2020, 13:15

  • Share

Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri në një postim të fundit ka krahasuar strategjitë që ka ndërmarrë Europa në përballimin e pandemisë së COVID-19 me ato që po bën vendi ynë. Sipas tij, Europa po ul taksat, po ndihmon shpenzimet e shumë prej bizneseve, kurse Shqipëria po bën të kundërtën. Kur në Shqipëri rastet janë 5-fishuar sipas Strazimirit nuk ka asnjë shkurtim shpenzimesh për PPP e asnjë ndihmë as edhe indirekte nga qeveria.

Postimi i Gent Strazimirit:

Megjithëse numri i rasteve COVID është nën kontroll dhe vdekjet kanë rënë, Evropa zien nga debati se: me nga sa miliarda euro dhe cila shtresë apo cili biznes duhet ndihmuar më shumë...sa duhet të jetë ulja e taksave dhe ndaj cilit biznes apo shtresë...mbulimi i shpenzimeve fikse të bizneseve duhet të jetë 75%, 85% apo 100%...cilat shpenzime dhe deri në çfarë mase duhet të shkurtojnë qeveritë për të përballuar situatën, dhe me ç'shumë do kontribuojë BE për të arritur maksimumin...

Qeveritë e kryeministrat janë në kulmin e punës!!! Këto janë lajmet në secilin prej vendeve të njerzillikut!! Në Shqipëri ku rastet janë 5 fishuar, vdekjet janë jashtë kontrollit, bizneset falimentojnë çdo ditë: asnjë shkurtim shpenzimesh për PPP dhe koncesione... koncesione e PPP të reja për rrugë e tunele që s'i duhen askujt... asnjë ndihmë as edhe indirekte nga qeveria madje as debat mediatik mbi situatën...I vetmi lajm është se kryeministri është me pushime?! I vetmi shqetësim është se pse këtë radhë ka veshur brekë...

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?