Situata e COVID, Gjermania shtyn masat kufizuese deri më 7 mars

10 Shkurt 2021, 22:36| Përditesimi: 10 Shkurt 2021, 22:38

  • Share

Si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi, Gjermania ka vendosur të zgjasë masat kufizuese të pjesshme më 7 mars.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh se numri i të infektuarve ka filluar të shënojë rënie pas më shumë se tre muajsh kufizime të ashpra që përfshijnë mbylljen e restoraneve dhe shumicës së dyqaneve.

Ajo e quajti këtë periudhë deri në muajin mars si shumë të rëndësishme për menaxhimin e pandemisë.

Sistemi gjerman u mundëson landeve një fuqi vendimmarrëse dhe disa prej tyre u janë shmangur vendimeve të qeverisë qëndrore duke lehtësuar masat e izolimit.

Në vendimin e qeverisë gjermane parashihet që shkollat dhe qendrat e kujdesit të jenë të “para që do të hapen gradualisht”, mirëpo që iu është lënë në dorë landeve të vendosur se kur dhe si ta zbatojnë vendimin.

Parukierët mund të rihapen më 1 mars nëse marrin masat e nevojshme higjienike. Gjermania të mërkurën shënoi edhe 8.072 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në pak më pak se 2.3 milionë.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?