Foto ilustruese

Situata e COVID, administrata publike përgatitet për punë nga shtëpia! Nis zbatimi i urdhrit në disa institucione

20 Nëntor 2020, 19:20| Përditesimi: 20 Nëntor 2020, 19:24

  • Share

Një pjesë e madhe e punonjësve të administratës publike duhet të përgatiten të punojnë nga shtëpia, për të respektuar masat e marra për Covid-19.

Departamenti i Administratës Publike u ka kërkuar institucioneve të përgatisin listat e nëpunësve që do të kryejnë detyrat e tyre “online”.

Udhëzimi përcakton që çdo punonjës duhet të pajisjet me mjetet e nevojshme si kamera, kufje, mikrofonë, apo edhe kompjutera në pronësi të institucionit. Punonjësit që do lejohen të punojnë nga zyra do duhet të respektojnë masat dhe protokollin shëndetësor.

Plani i administratës përcakton edhe mundësinë për ndryshime orari për prindërit, në varësi të orarit të mësimit të fëmijëve të tyre, gjithmonë duke respektuar 40-orëshin në javë.

Report tv mëson se një sërë institucionesh kanë nisur përcaktimin e punonjësve që do të punojnë nga shtëpia dhe ata që do qëndrojnë në zyrë.

Se sa punonjës do të punojnë në shtëpi, sipas urdhrit të publikuar, kjo do të përcaktohet nga sipërfaqja e institucionit, në mënyrë që të garantohet largësinë fizike prej 2 metrash.

( Kliko këtu ) Urdhëri i plotë

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?