Urgjenca infektive

Situata Covid-19 në vend/42 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

1 Tetor 2022, 16:14| Përditesimi: 1 Tetor 2022, 16:23

  • Share

Në 24 orët e fundit nga  722 testime të kryera, 42 persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Nga testimet e kryera,  kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 42 qytetarë, në këto bashki:

24 në Tiranë,  6 në Durrës, nga 2 qytetarë në Shkodër, Delvinë, Memaliaj, nga 1 qytetarë në Lezhë, Krujë, Kavajë, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë.

Ministria e Shëndetësisë i bën serish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Janë 482 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Janë shëruar 66 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,046 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Tetor 2022)

Raste të reja ditore                42

Të shëruar në 24 orë             66

Të shtruar në spitale             4

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     722

Testime totale                   1,982,318

Raste pozitive                      331,117

Raste të shëruara                  327,046

Raste Aktive                             482

Humbje jete                              3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    254

Elbasan                   40

Fier                           37

Vlorë                         31

Durrës                     22

Gjirokastër                23

Dibër                           20

Lezhë                        20

Shkodër                 13

Korçë                         10

Berat                           9

Kukës                          3

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?