Situata COVID-19 në vend,1 humbje jete dhe 606 raste të reja në 24 orë

23 Gusht 2022, 18:23| Përditesimi: 23 Gusht 2022, 18:36

  • Share

Në 24 orët e fundit, në të gjithë vendin janë regjistruar 606 raste të reja infektimesh me COVID-19, është shënuar dhe një humbje jete, një 79-vjeçar nga Tiranë.

Janë kryer 1732 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 606 qytetarë, në këto bashki:

185 në Tiranë, 46 në Durrës, 35 në Lushnje, 32 në Vlorë, 31 në Fier, 29 në Shkodër, 20 në Devoll, 15 në Elbasan, 14 në Gjirokastër, 13 në Sarandë, 12 në Gramsh, nga 10 qytetarë në Kamëz, Korçë, Peqin, 9 në Mallakastër, nga 7 qytetarë në Vorë, Kavajë, Patos, Divjakë, Belsh, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Delvinë, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Shijak, Krujë, Përmet, Tepelenë, Kolonjë, Berat, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tropojë, Mirditë, Roskovec, Himarë, Skrapar, nga 3 qytetarë në Dibër, Pogradec, nga 2 qytetarë në Pukë, Kukës, Has, Rrogozhinë, Mat, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Poliçan.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Janë 3,664 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë.

Janë shëruar 524 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 318,400 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Gusht 2022)

Raste të reja ditore            606

Të shëruar në 24 orë          524

Të shtruar në spitale            23

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                    1732

Testime totale               1,953,320

Raste pozitive                     325,641

Raste të shëruara              318,400                                                                    

Raste Aktive                             3,664

Humbje jete                              3,577

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                                       1,602

Fier                                              429

Durrës                                          299

Vlorë                                             228

Korçë                                             223

Elbasan                                         220

Shkodër                                         197

Gjirokastër                                      161

Berat                                              137

Lezhë                                             101

Dibër                                              49

Kukës                                              18

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?