Foto ilustruese

Situata Covid-19 në vend! Asnjë humbje jete dhe 9 raste të reja në 24 orët e fundit! 12 të shëruar

6 Nëntor 2022, 17:20| Përditesimi: 6 Nëntor 2022, 17:23

  • Share

Në të gjithë vendin janë kryer 242 testime, prej të cilave, 9 persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19. Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Infektimet e reja raportohen në këto  bashki: 5 në Tiranë dhe 4 në Lushnje.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. nVaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Janë 211 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.  Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,124 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 6 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore                9

Të shëruar në 24 orë             12

Të shtruar në spitale             4

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       242

Testime totale                   1,999,836

Raste pozitive                      331,928

Raste të shëruara                  328,124

Raste Aktive                             211

Humbje jete                              3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    150

Vlorë                         18

Fier                           18

Gjirokastër                6

Durrës                        5

Berat                           5

Shkodër                     5

Elbasan                      3

Lezhë.                         1

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?