Urgjenca infektive

Situata Covid-19 në vend/ Asnjë humbje jete dhe 28 raste të reja në 24 orët e fundit

18 Tetor 2022, 17:35| Përditesimi: 18 Tetor 2022, 17:45

  • Share

Janë regjistruar 28 raste të reja, të infektuar me koronavirus në të gjithë vendin nga 680 testime të kryera në 24 orët e fundit, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë i bën serish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nga testimet kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 28 qytetarë, në këto bashki:

13 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Kamëz, Klos, Patos, Vlorë, Tepelenë, Berat, nga 1 qytetarë në Durrës, Fier, Sarandë.

Janë 231 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë.

Janë shëruar 48 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,704 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Tetor 2022)

Raste të reja ditore                28

Të shëruar në 24 orë             48

Të shtruar në spitale             2

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     680

Testime totale                   1,991,016

Raste pozitive                      331,527

Raste të shëruara                  327,704

Raste Aktive                             231

Humbje jete                              3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    174

Fier                           16

Vlorë                         9

Shkodër                 7

Berat                           6

Gjirokastër                6

Elbasan                   5

Durrës                     3

Dibër                      3

Korçë                        2

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?