Foto ilustruese

Situata COVID-19 në vend/ Asnjë humbje jete dhe 138 raste të reja në 24 orë

13 Shtator 2022, 17:16| Përditesimi: 13 Shtator 2022, 17:33

  • Share

TIRANË -138 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 nga  950 testime të kryera. Një rritje e numrit të infektimeve të reja ditore në raport me një ditë më parë, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Nga testimet e kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 138 qytetarë, në këto bashki:

54 në Tiranë, 10 në Vlorë, nga 8 qytetarë në Durrës, Sarandë, 7 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Lushnjë, 4 në Berat, nga 3 qytetarë në Elbasan, Korçë, Tepelenë, Lezhë, nga 2 qytetarë në Dimal, Devoll, Libohovë, Patos, Vau i Dejës, nga 1 qytetarë në Gramsh, Pogradec, Përmet, Mallakastër, Kavajë, Vorë, Kamëz, Has, Malësi e Madhe.

Janë 1,242 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 10 pacientë.

Janë shëruar 253 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,217 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Shtator 2022)

Raste të reja ditore                138

Të shëruar në 24 orë           253

Të shtruar në spitale             10

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     950

Testime totale                   1,971,502

Raste pozitive                      330,045

Raste të shëruara                  325,217          

Raste Aktive                             1,242

Humbje jete                              3,586

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    552

Shkodër                 140

Durrës                     125

Elbasan                   99

Fier                           77

Vlorë                         61

Gjirokastër                56

Korçë                         45

Berat                           39

Dibër                           21

Lezhë                          20                       

Kukës                           7

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?