Foto ilustruese

Situata COVID-19 në vend, 33 infektime të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

28 Maj 2022, 18:32| Përditesimi: 28 Maj 2022, 18:37

  • Share

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin raportohen 33 raste të reja me të infektuar me COVID-19.

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Janë kryer 759 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 33 persona, në këto bashki:  23 në Tiranë, 2 në Durrës, Sarandë, Fier, 1 në Divjakë, Përmet, Korçë, Elbasan.

Janë 307 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Në spitalin COVID3, aktualisht po marrin trajtim 4 pacientë.

Janë shëruar 30 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,277 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Maj 2022)

Raste të reja ditore          33

Të shëruar në 24 orë       30

Të shtruar në spitale         4

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 759

Testime totale               1,827,113

Raste pozitive                  276,081

Raste të shëruara            272,277

Raste Aktive                         307

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            212

Fier                  19

Vlorë                16

Korçë               15

Gjirokastër      14

Shkodër           10

Durrës              7

Elbasan            6

Berat                3

Dibër                3

Kukës              1

Lezhë              1

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?