Urgjenca infektive

Shëndeti

Situata Covid-19 në 24 orët e fundit/ 11 raste të reja dhe asnjë humbje jete në vend

26 Shtator 2022, 17:40| Përditesimi: 26 Shtator 2022, 17:49

  • Share

TIRANË- 11 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 nga 132 testime të kryera në të gjithë vendin, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Nga testimet e kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 11 qytetarët, në këto bashki: 5 në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Delvinë, 1 në Pukë.

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Në të gjithë vendin 550 qytetarë janë aktivë me Covid19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Janë shëruar 55 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,702 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Shtator 2022)

Raste të reja ditore                11

Të shëruar në 24 orë             55

Të shtruar në spitale             6

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     132

Testime totale                   1,978,754

Raste pozitive                      330,841

Raste të shëruara                  326,702

Raste Aktive                             550

Humbje jete                              3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    263

Elbasan                   61

Shkodër                 51

Fier                           49

Vlorë                         35

Durrës                     23

Dibër                           21

Lezhë                        18

Gjirokastër                11

Korçë                         10

Berat                           8

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?