Foto ilustruese

Situata COVID-19 në vend/ 104 raste reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

14 Shtator 2022, 18:54| Përditesimi: 14 Shtator 2022, 19:05

  • Share

TIRANË- Në 24 orët e fundit nga 786 testime të kryera në vend, 104 persona kanë rezultuar të infektuar me koronavirus, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Nga testimet e kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 104 qytetarë përkatësisht në këto bashki:

39 në Tiranë, 8 në Durrës, 7 në Sarandë, 6 në Maliq, 5 në Lushnjë, 4 në Gjirokastër, nga 3 qytetarë në Lezhë, Fier, nga 2 qytetarë në Shkodër, Mat, Mallakastër, Himarë, Përmet, Devoll, Elbasan, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Kamëz, Vorë, Bulqizë, Roskovec, Patos, Divjakë, Vlorë, Tepelenë, Korçë, Pogradec, Berat, Dimal, Kuçovë, Gramsh.

Janë 1,170 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 11 pacientë.

Janë shëruar 176 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,393 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Shtator 2022)

Raste të reja ditore                104

Të shëruar në 24 orë             176

Të shtruar në spitale             11

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     786

Testime totale                   1,972,288

Raste pozitive                      330,149

Raste të shëruara                  325,393               

Raste Aktive                             1,170

Humbje jete                              3,586

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    518

Shkodër                 120

Durrës                     118

Elbasan                   100

Fier                           78

Vlorë                         60

Korçë                         47

Gjirokastër                40

Berat                           40

Dibër                           24

Lezhë                          18                      

Kukës                           7

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Molekula: 14/09/2022 19:03

    Shqiptarët ne sa njoh Une nga miqte e kanë kaluar mbi 5/6 herë , kovidi nuk zgjat pese vjet aq sa e keni bo Ju , sot kemi krize energjitike në bote dhe kovidi ishte një semundje që kush jeton sot ka antitrupa dhe qeliza memorie!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?