Situata brenda PD, Logu: Platforma e grupit parlamentar ishte në kufijtë e një ‘puçi’ brenda partisë! Godole: Përçarja do jetë edhe më e thellë

12 Qershor 2023, 23:04| Përditesimi: 13 Qershor 2023, 07:06

  • Share

Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së, Besart Logu e ka konsideruar si një ‘puç’ brenda partisë platformën e propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike për zgjedhjet fillimisht në grup seksione, degë dhe më pas për kryetarin e ri. I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet’ me gazetarin Ilir Babaramo në Report TV Logu tha se nuk mund të pretendohet që partia të drejtohet me organ kolegjial deri në zgjedhjen e kryetarit të ri sepse është anti-statutuore.

"Ishte platforma e grupit parlamentar e cila mori zë sepse ka pranë saj disa deputetë.Është në kufijtë e një puci brenda partie. Pretendohet të drejtohet partia me organ kolegjial gjë që është anti-statutuore”-tha Logu.

Ndërsa anëtarja e kryesisë, Taulanta Jupi tha se humbja e thellë në 14 maj duhet të kishte qenë pikënisja e një projekti të ri dhe të mos kishte një standart përjashtues për emra të caktuar.

“Rezultati i 14 majit duhet të ishte pikënisja e një projekti të ri. Nëse ky projekt i ri fillon me standart përjashtues për emra të vecantë, bie ndesh me parimet e PD”- u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, Jonilda Godole po ashtu anëtare kryesie tha se përçarja në të ardhmen do të jetë shumë më e thellë dhe përçarja brenda PD është bërë nga Basha dhe Berisha për përfitime personale.

“Përcarja do jetë më e thellë. Shoh përcarje të inskenuar për përfitime personal të Bashës dhe Berishës të cilët për arsyet e tyre elektorale janë të interesuar të mbajnë të ndarë elektoratin në këtë mënyrë. Nëse të dy do kishin bërë një hap pas, do të kishte një zgjidhje- u shpreh Godole.

Partia Demokratike aktualisht gjendet në një tjetër situatë tensionesh pasi anëtarët e kryesisë kanë vendosur datën e zgjedhjeve për kryetarin e ri, në 29 korrik ndërsa deputetët e grupit parlamentar kanë prezantuar platformën për nisjen e zgjedhjeve në bazë dhe më pas zgjedhjet për kryetarin e ri.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?