Anthony Fauci

Bota

Situata alarmante në Indi, Fauci tregon se çfarë duhet të bëhet për ndaljen e shpërthimit të COVID: Vetëm një bllokim shumë-javor

1 Maj 2021, 22:45| Përditesimi: 1 Maj 2021, 22:56

  • Share

Në indi situata është vërtet alarmante sa i përket shifrave të të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19. Kjo ka shqetësuar edhe autoritete të vendeve të tjera. Së fundmi ka qenë këshilltari mjekësor i Shtëpisë së Bardhë Anthony Fauci, i cili në një intervistë me shtypin indian, rekomandoi se India duhet të vendosë një bllokim disa-javor për të ndaluar pandeminë COVID-19

 “Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme tani është të kemi oksigjen, të furnizohen me ilaçe. Masa nuk duhet të zgjasë ‘gjashtë muaj’, mund të jetë e përkohshme për të ndaluar ciklin e transmetimit.  Askujt nuk i pëlqen të mbyllet, por nëse e bën siç duhet për disa javë, mund të ndikosh ndjeshëm në dinamikën e pandemisë”, i tha Anthony Fauci Indian Express, duke theksuar nevojën për bllokime të menjëhershme.

Duhet nënvizuar se Qeveria e Kryeministrit Narendra Modi thotë se është e gatshme të vendosë një bllokim të ri një vit pas karantinës së parë, e cila goditi rëndë ekonominë indiane.

Mbi 392 mijë raste të reja janë regjistruar në mbarë vendin, ndërkohë që janë regjistruar 3688 viktima.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?