Ndryshimi i sistemit zgjedhor/ PD kërkon më shumë kohë! Shtyhet mbledhja e tryezës

6 Mars 2020, 09:15| Përditesimi: 6 Mars 2020, 14:18

  • Share

TIRANE- Ditën e sotme ishte parashikuar mbledhja e tryezës për Reformën Zgjedhore për të diskutuar për Reformën Zgjedhore dhe sistemin zgjedhor.

Por Partia Demokratike ka kërkuar më shumë kohë për shqyrtimin e këtyre pikave.

Kjo ka bërë që mbledhja të shtyhet për ditën e hënë, ku pritet që opozita jashtëparlamentare të sjellë dhe propozimet e saj për administratën zgjedhore.

PS-ja dhe PD-ja kanë rënë dakord në parim për mënyrën e financimit të partive politike në zgjedhje.  PD hoqi dorë nga financimi 100% nga shteti i partive duke propozuar sistemin miks, por kërkon një reduktim drastik të financimit privat dhe rritje e atij publik. 

15 marsi është vendosur si afat nga palët për një marrëveshje politike për reformën zgjedhore. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 06/03/2020 09:54

    Sistem zgjedhor demokratik pa voten e sovranit ,pra me lista te hapura nuk do te kete .Deputetet ti zgjedhi populli ,dhe jo kryetaret e partive qe i kthejne ata ne ushtar te bindur dhe jo parlamentar te lire te kuvendit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?