Lotët e kualifikimit

Siria shkroi historinë në Kupën e Azisë, përkthyesi dhe gazetari 'shpërthejnë' në lot para trajnerit (VIDEO)

24 Janar, 18:32
  • Share

Siria në futboll fitoi 1-0 kundër Indisë dhe për herë të parë është mes 16 skuadrave më të mira në Kupën e Azisë. Kjo ka bërë që emocionet të jenë të shumta për tifozët e këtij vendi, që s'i kanë mbajtur lotët.

Mediat siriane po intervistonin trajnerin argjentinas Hector Cuper, një emër të njohur të futbollit botëror i cili në karrierë ka drejtuar edhe skuadra si Valencia, Inter e Parma, teksa tani drejtoi pikërisht përfaqësuesen e Sirisë drejt arritjes historike.

Duke folur, përkthyesi i tij sirian nuk mbajti dot lotët dhe shpërtheu në të qara, ashtu siç bëri më pas i emocionuar edhe gazetari që po bënte intervistën.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?