Siri/ Sulm me dron në në një akademi ushtarake, 100 viktima

5 Tetor 2023, 17:10| Përditesimi: 5 Tetor 2023, 19:53

  • Share

Sipas raportimeve të paktën 100 persona u vranë sot në një sulm me dron në një akademi ushtarake në Homs, Sirinë qendrore, ndërsa po zhvillohej një ceremoni e promovimit të oficerëve, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut në vlerësimin e tij të fundit të sulmit.

Sipas Observatorit, mes viktimave kishte edhe personel ushtarak me të paktën 9 civilë, raporton Reuters.

“Organizatat terroriste synuan një ceremoni të promovimit të oficerëve në akademinë ushtarake të Homsit duke përdorur drone të ngarkuar me eksploziv menjëherë pas përfundimit të ceremonisë”, deklaroi ushtria siriane.

Ushtria tha se do të “përgjigjej me vendosmëri” ndaj “këtij sulmi terrorist frikacak dhe të paprecedentë”. Organizatat xhihadiste që kontrollojnë pjesë të territorit sirian ndonjëherë përdorin drone të armatosur.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?