Nga rritja e cilësisë së shërbimeve online te miratimi i ligjit të ri për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë, ministret Ekonomi dhe Bilali prezantojnë objektivat për vitin 2023

19 Janar 2023, 10:58| Përditesimi: 19 Janar 2023, 13:22

  • Share

Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi dhe ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali bënë bilancin e vitit që lamë pas dhe prezantuan objektivat për vitin 2023.

Në vitin 2023, objektiv i Ministrisë së Shtetit për Sipërmarrjen është përfshirja në nivelet më të larta të vendimmarrjes të shoqatave të biznesit dhe miratimi i ligjit të ri për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë. Në vitin 2022 u bë draftimi i ligjit si dhe pati rritje të nivelit të bashkëpunimit mes qeverisë me dhomat e shoqatave të biznesit.

“Sot funksionon Dhoma e Tregtisë si shoqatat e biznesit. Kanalet e komunikimit midis bizneseve drejt qeverisë janë nga më të ndryshmet ku ankesat trajtohen në një kanal të dedikuar siç është bashkëqeverisja por ka shumë tematika për përmirësimin e klimës, mënyrën e të bërit biznes që nevojiten të paraqiten në tavolinën e të bërit biznes. Në 2023 do të riaktivizojmë një strukturë e cila ul pjesën më të lartë të qeverisë, kryeministrin dhe ministra të liinjës dhe nga ana tjetër përfaqësues të bizneseve sipas sektorëve apo shteteve”, tha Bilali.

Për startup-et përmes të cilave kompani apo individë të cilët hedhin në treg ide të reja inovatore, ministrja Bilali tha se ende nuk e kanë një rezultat të statistikave por përmend 3 histori suksesi, makineria Inoteca, aplikacioni POK dhe shitja online e pjesëve të këmbimit përmes LEKO.  Panairi i parë rajonal i industrisë automotive në Shqipëri që nuk operon vetëm në vendin tonë ishte një ndër arritjet e vitit 2022. Këtë vit do të ketë një edicion të dytë për të zgjeruar ofertën e kompanive ekzistuese.

Për ministrinë e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, prioritetet e 2023 do të jenë hartimi dhe miratimi i akteve nënligjore të standardeve minimale digjitale, trajnimi për pikat fokale për Open Government Partnership në bashkëpunim me sekretariatin, ndjekja e Good Fovernance me fokus kërkesat për disbursim, ndjekja e botimeve të Instat, certifikimi i agjensive kryesore shërbim ofruese me ISO 9001 dhe analiza e raporteve të mbledhura nga DAP.

Ora 11:51
Prioritetet e 2023, Ekonomi: Do përmirësohet cilësia e shërbimeve online! Do ndiqet performanca e nëpunësve civilë dhe raportet e INSTAT

1674124752_Screenshot1.jpg

Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi përmend fiskalizimin si një nga sukseset e vitit 2022 që ishte 100% te biznesi i madh dhe 93% tek i vogli. Po ashtu thotë se është bërë revolucion me cilësinë e shërbimeve online.  

Ekonomi përmendi edhe prioritet e 2023 duke nisur nga cilësia e shërbimeve deri te performanca e nëpunësve civilë dhe shqyrtimi i raporteve të INSTAT.

“Viti 2023 do të na vërë në punë që cilësia e shërbimeve online të jetë në përmirësim. Nisma e qeverisë nuk është vetëm për shërbimet qendrore por edhe vendore. Është e rëndësishme që të hafrtojmë një listë të unifikuar për standardet e shërbimeve. Sa i takon Open Government Partnership, është e rëndësishme të thërrasim opinionet e shoqërisë civile në hartimin e këtij plani. Situata tjetër e rëndësishme është që të kemi institucione të mira që të bëjnë punët. Vendosja e praktikave operacionale është shumë e rëndësishme se është sfidë e madhe pasi përmirëson jetën e brendshme të çdo administrate ndaj po bashkëpunojmë me UNDP. Performanca e nëpunësve civilë është një tjetër detyrë e 2023. Performanca e individit nuk lidhet me ate te institucionit. Do të vijojë ndjekja e botimeve të INSTAT si dhe certifikimi i agjensive kryesore shërbim ofruese me ISO 9001”, tha Ekonomi.

Ora 11:20
Nga makineria për bujqësinë që u shit jashtë vendit te aplikacioni POK, Bilali tregon historitë e suksesit me startup-et

1674122330_Screenshot2.jpg

Ministrja Edona Bilali rendit 3 histori suksesi me startup-et.

“Dua ta nis me bujqësinë. Kemi mbështetur një individ me biznes të regjistruar që ka prodhuar një makineri që deri dje importohej dhe i shërben fermerëve. Pajisja është e certifikuar sipas standardeve të BE-së dhe brenda 10 ditëve të ardhshme do të eksportohet jashtë vendit se është kërkuar.

Dua të vecoj rastin e aplikacionit POK, pagesë me 0 komision. Është aktualisht funksional në Shqipëri dhe sot cdo qytetar paguan dritat, ujin, internetin përmes këtij aplikacioni.

Rasti i tretë është LEKO i jep vlerë automjeteve duke i shitur pjesët e këmbimit online brenda dhe jashtë Shqipërisë. Eksporti i këtyre pjesëve ka nisur dhe është rast suksesi”, tha Bilali.

Ora 11:16
Ministrja Bilali rendit sektorët përfitues të startup-eve: 35% e zë teknologjia e informacionit dhe komunikimit! 13.6% artizanat, bujqësi e turizëm

1674122315_Screenshot1.jpg

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali ka cilësuar çelës suksesi grantet e start up-eve dhe pasaportat që lëshohen. Teksa tregoi shifrat e përfituesve, tregoi se sektori më përfitues rezulton të jetë teknologjia e informacionit dhe komunikimit me 35%. Vend të rëndësishëm zë edhe artizanati, bujqësia, turizmi dhe aviacioni civil me 13.6%.

“Çelësi i parë i suksesit është pasaporta e start up-it. Çfarë të mirash sjell dhe çfarë vlere ka? Janë gjeneruar në total 1299 pasaporta ndërkohë që gjatë shërbimit të dhënies së konsulencës, e cila ishte falas dhe u bë përmes një sistemi online, kemi asistuar aplikantë për thirrjen e parë që kishte buxhet të dedikuar prej 300 milionë lekësh për 29 start-up. Kategoritë që kanë përfituar nga thirrja e parë janë bashkitë, 7 prej tyre janë mbështetur në thirrjen e parë.

Kemi një shifër për të cilën jemi krenarë, 38% të kthyer nga emigrimi. Mosha mesatare e përfituesve të thirrjes së parë është 34 vjec. Globalisht mosha mesatare e start-up-eve është 34 vjec. Literatura njeh 5 faza, ne njohim 3 faza. Sa i përket shpërndarjes në 3 faza që i njohim ku një subjekt nuk është i regjistruar, kemi 10% të përfituesve. Në fazën e rritjes dhe në fazën e zgjerimit kemi numrin më të lartë të përfituesve”, tha Bilali.

1674123434_sektoretperfitues.JPG

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eni: 19/01/2023 13:48

    Kush ja u mat performancen ketyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?