Po rritet tendenca për të aplikuar seksin oral! Mjekja obstetre- gjinekologe tregon rreziqet para të cilave ekspozohen partnerët

5 Dhjetor 2023, 09:53| Përditesimi: 7 Dhjetor 2023, 13:35

  • Share

Sipas statistikave, 85% e personave nga mosha 14 - 44 vjeç mund ta kenë provuar seksin oral duke e menduar si të pa rrezikshëm. Doktoresh obstetre- gjinekologe Afërdita Manaj në një intervistë për 'Klinika 24' në Report Tv ngre shqetësimin pasi këto statistika tregojnë se ka tendencë e prirje për të aplikuar këtë lloj seksi duke e menduar të parrezikshëm por në fakt është më i rrezikshmi

“Nga mosha  14- 44 vjeç në bazë të statistika 85% e këtij kontigjenti mund ta kenë provuar një herë seksin oral. Tregon se ka tendencë e prirje për ta aplikuar këtë lloj seksi duke e menduar të parrezikshëm por në fakt është më i rrezikshmi. Mund të jetë pa i parrezikshmi për të mos ngelur shtatzënë por janë të ekspozuar ndaj shumë sëmundjeve të tjera.

Varet dhe nga higjiena që ka ai partner. Mund të kenë aplikuar dhe seksin anal dhe mund të bëjë një përzierje  të infeksioneve dhe të zbulojë partneren/in ndaj shumë sëmundjeve të rrezikshme për shëndetin si gonorea sifilizi, e hepatitit B, e C që janë të rrezikshme. Gonorea e sifilizi mund të japin dëmtime të pakthyeshme, madje nëna mund t'ia transmetojë dhe tek fëmija" tha doktoreshë Manaj.

Shikoni videon e emisionit të plotë.

“Klinika 24” emisioni i shëndetit nga Doreada Mio transmetohet çdo të shtunë ora 20:00, në Report Tv.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?