Jannik Sinner

Sinner kampion në turneun e Pekinit, italiani mposht numrin dy të botës në tenis

4 Tetor 2023, 16:33
  • Share

KINË - Tenisti italian, Jannik Sinner është kampion i Turneut të Pekinit, teksa pas dy orësh lojë mundi rusin Daniil Medvedev në finale. Italiani merr kështu "hak" pas humbjes nga rusi në 2021, teksa atëkohë kishte humbur 6-0, duke mos fituar asnjë set.

Imazhi i humbjes së dy viteve më parë i ishte fiksuar Sinner, që këtë pasdite (me orën shqiptare) nuk e fali Medvedevin dhe triumfoi në Pekin. Në një ndeshje pa pushime dhe me dy time-break, numri katër i botës u tregua i saktë dhe mbylli takimin 7-6 (2), 7-6 (2) në një përballje të fortë dhe më shumë se të luftuar.

Për 22 vjeçarin Sinner ky është titulli i nëntë në karrierë dhe i treti në këtë vit kalendarik. Me këtë sukses, tenisti ka konsoliduar tanimë vendin e katërt në renditjen ATP në botë, më i larti për një italian që prej vitit 1976, kur Adriano Panatta ishte po në pozitën e katërt botërore.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?