Foto ilustruese

Sinjale pozitive për turizmin/ Hotelet në Vlorë të mbushura në masën 80%! Kthimi i pushuesve krijon trafik të rënduar në Orikum

22 Gusht 2020, 21:25| Përditesimi: 22 Gusht 2020, 21:31

  • Share

VLORË- Kjo e shtunë ka rikthyer panoramën e çdo fundjave në Vlorë! Trafik të rënduar në rrugën e kthimin në aksin Orikum- Vlorë të pushuesve, të cilët pavarësisht situatës së COVID-19, duket se nuk i kanë "braktisur" bukuritë natyrore të vendit tonë.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili shprehet se kjo fundjavë i ka gjetur hotelet të mbushura në masën 80% duke dhënë sinjale të mira për ekonominë e vendit, aq më tepër për bizneset që mbahen nga turizmi.

Një numër të lartë të pushuesve ka pasur edhe nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur që këtë verë të mos qëndrojnë vetëm në detin Adriatik, por të shijojnë edhe bukuritë e Jonit.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?