Trofeu i Conference League

Sinjal për Juventusin? UEFA përjashton klubin spanjoll nga Conference League

24 Qershor 2023, 15:50| Përditesimi: 24 Qershor 2023, 15:51

  • Share

Osasunas i është ndaluar të marrë pjesë në Ligën e Konferencës 2023/24 pas një hetimi të UEFA-s. Organi i futbollit evropian konfirmoi në fund të sezonit 2022/23 planin e tyre për të bërë një audit në klub pas përfundimit të Osasunas në vend të 7-të në La Liga.

Skuadra e ligës spanjolle ishte kualifikuar për kompeticionin evropian, teksa besohet se akuzat për trukime ndeshjesh nga sezoni 2013/14 janë rikthyer në skenë për klubin nga Pamplona.

Në janar, disa anëtarë të ish-bordit drejtues u dënuan për krimet e “shpërdorimit, krimit kontabël, falsifikimit të dokumenteve dhe korrupsionit sportiv”. UEFA ka hetuar për të përcaktuar nëse klubi ishte i përfshirë, apo nëse ishte i kufizuar në individë të veçantë, si pjesë e një kontrolli të zgjeruar të çështjes.

Trajneri i Osasuna, Jagoba Arrasate pohoi se ishte i bindur se vendimi do të ishte i favorshëm, por UEFA ka ofruar një përditësim negativ. Klubi ka konfirmuar se do të apelojë vendimin e UEFA-s, me rivalët Athletic Bilbao që janë në gatishmëri për t'i zëvendësuar ata pas përfundimit të 8-tët sezonin e fundit.

Kujtojmë se një hetim nga UEFA është edhe për Juventusin, teksa bardhezinjtë dyshohet se kanë rregulluar bilancet financiare dhe raportet tatimore në mënyrë fiktive.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?