Simone Inzaghi

Simone Inzaghi 'kërcënon' Milanin: Dimë si fitohet në derbi, qëndroj te Interi

16 Prill, 21:10
  • Share

Simone Inzaghi duket se do i qëndrojë besnik Interit edhe pse ofertat për trajnerin kanë qenë të shumta. Me një dorë te titulli i 20-të kampion në Serie A dhe me yllin e dytë në gjoks, zikaltërit kanë marrë edhe një lajm për qëndrimin e trajnerit.

"Largimi? Për të thënë të vërtetën nuk e kam menduar kurrë. Tani jam shumë mirë në klub. Janë 14 vite që unë punoj përditë dhe kjo është ajo që më pëlqen, jo një punë në kombëtare", tha trajneri.

Inter luan të hënën derbin me Milanin dhe një tripikësh do zyrtarizonte titullin kampion në duelin e "Madoninës", gjë që do mbahej mend nga të dyja pjesët e qytetit.

"Vitin e kaluar kemi përgatitur disa derbe shumë speciale që vlenin për finale e Champions League dhe ishte diçka që nuk ndodhte prej 20 vitesh. Ishte diçka e veçantë. E dimë shumë mirë se çfarë do të thotë derbi i Milanos dhe mbi të gjitha se sa e përjetojnë tifozët tanë.

Do të përballemi me një skuadër të fortë si Milani dhe që do të kërkoj të bëjë më të mirën. Titulli në derbi? Do të ishte diçka shumë e bukur. Jemi në krye të kampionatit dhe shumë afër zyrtarizimit. Na duhen disa pikë, por jemi shumë afër objektivit të rëndësishëm. Shpresoj që ta bëjmë realitet sa më shpejt të jetë e mundur", tha mes të tjerash Inzaghi.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?