Simon Gjoni, ‘Luleborë’ 'e rikthen' në Opera përmes veprës! I biri: Iku i plotësuar! Emocione me 'Bjeshkëzo', Nina e Inva Mula 'bashkë' në këngë

27 Tetor 2023, 17:51| Përditesimi: 29 Tetor 2023, 14:04

  • Share

Në skenën e Operas ku dirigjoi dhjetëra vepra botërore, Simon Gjoni u rikthye këtë javë përmes krijimtarisë së tij...

Koncerti “Luleborë", në këtë 100-vjetor të lindjes, dirigjohet nga ish-studenti i tij, Eno Koço, e disa prej veprave vijnë të ripunuara nga Gridi Kraja.

Si ‘qershia mbi tortë’ e aktiviteteve të mbajtura përgjatë kësaj jave në nder të tij,  ky koncert shpalosi kontributin artistik e human të dirigjentit e kompozitorit të gjithanshëm... 

Mbi 200 këngë të kompozuara gjatë rinisë së tij. E më tej, suksesi shënjohet me romancat, suitat, baladat e vepra të mëdha simfonike. Çdo vepër e Simon Gjonit ka një histori.

Mes artistëve të përzgjedhur për ti dhënë zë romancave të tij vokale, e këngëve përgjatë një jete, Inva Mula këngën “Shoqe kemi hanën” e cilëson si ‘Rusalkën’ shqiptare për hënën.

Ajo rikthen edhe “Premtimin” e Gjonit, që  e ka performuar tri dekada më parë me të motrën Adelinën...

Një pikat kulminante të mbrëmjes shënohet me “Bjeshkëzo”. Simon Gjoni, tri dekada pas ndarjes nga jeta, me këngën e tij, ‘bën bashkë’ nënë e bijë soprano, Nina dhe Inva Mulën.

I ka 'kënduar' ndjenjave më të bukura Simon Gjoni.

Vepra e tij si fllad artistik, shpërndau në gjithë Shqipërinë, meloditë e vendlindjes Shkodrës, që kumbojnë dhe në këtë koncert jubilar...

Pas kësaj ngjarje të veçantë muzikore, që bëri bashkë personalitete të vendit, e dashamirës të muzikës së Gjonit, qëndron familja e tij. Hermira si koncertmaestro e bashkëshorte e muzikantit, dhe Andis Gjoni, që i bënë homazh dashurisë së prindërve me ‘Pashë sytë e tu si drita’...

Në fund të koncertit, kënga hit ‘Luleborë’ ngjiti në skenë të gjithë artistët...

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?