Simite me qiqra, receta tradicionale e nostalgjisë nga zonja Albana

1 Mars 2023, 11:53| Përditesimi: 1 Mars 2023, 12:00

  • Share

Simite me qiqra

Përbërësit:

  • 250 gr miell gruri
  • 250 gr miell qiqrash
  • 250 ml ujë
  • 1 ls sheqer
  • 1 ls kripë
  • 18 gr maja
  • Vaj ulliri ose gjalpë

Përgatitja:

Fillimisht aktivizojmë majanë duke e tretur në pak ujë, shtojmë pak miell, sheqerin dhe kripën. Bashkojmë dy llojet e miellit, shtojmë majanë e aktivizuar dhe e punojmë mirë brumin e simiteve dhe e lemë të pushojë për pak minuta. Më pas e ndajmë brumin në kuleçë dhe formojmë simite sipas madhësisë që preferojmë. Simiteve mund t’i shtojmë dhe disa kokrra qiqrash të ziera, i lyejmë me yndyrë dhe i vendosim të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?