Simite, Gjevrekët turk nga zonja Albana

28 Prill 2023, 11:50| Përditesimi: 28 Prill 2023, 11:51

  • Share

Simite / Gjevrekët turk

Përbërësit:

  • 1 fç qumësht i vakët
  • 1 fç ujë i vakët
  • 1 ls maja
  • 1 lç kripë
  • 1 lç sheqer
  • 4 gota miell
  • 4 ls vaj
  • Susam për spërkatje

Për shoqërim:

  • Shishqebap me sallam, speca, domate

Përgatitja:

Në një enë shtojmë ujë dhe pak qumësht të vakët, majanë, vajin, sheqerin dhe 2 lgj miell. E lemë majanë të aktivizohet. Më pas shtojmë pjesën tjetër të qumështit dhe ujë sikurse dhe miellin me pak kripë. Zemë brumin dhe e lemë të vijë për 30 minuta. Më pas e punojmë dhe e ndajmë në toptha të vegjël. Krijojmë shirita dhe në çdo 2 shirita i bashkojmë bashkë duke i përdredhur dhe duke i bërë kular ose rrethore. I spërkasim me fara susami dhe i pjekim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.

Ndërkohë përgatisim shishqebapin për të shoqëruar gjevrekët. Sallamin turist e presim në copa për ta kaluar në shkopat e shishqebabit së bashku me speca dhe domate qershi. I kalojmë në zgarë derisa të piqen.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?