Silvio Berlusconi shtrohet sërish në të njëjtin spital ku u diagnostikua me leuçemi

9 Qershor 2023, 16:31| Përditesimi: 9 Qershor 2023, 16:34

  • Share

Silvio Berlusconi, kreu i partisë ‘Forza Italia’ ditën e sotme është shtuar sërish në të njëjtin spital nga i cili doli në 19 maj pasi qëndroi më shumë se 1 muaj e gjysmë.

Siç mësohet nga detajet që përcillen nga mediat italiane, Berlusconi ka mbërritur në San Rafaele në orët e para të pasdites së sotme i shoqëruar nga rojet e tij të sigurisë.

Ai ndodhet në repartin e Q1, por nuk është i shtruar në terapi intensive. Ende nuk dihet arsyeja e shtrimit të ish kryeministrit italian i cili ditën e nesërme kishte planifikuar një takim samit me shtabin e përgjithshëm të partisë së tij Forza Italia në vilën e tij në Arcore.

Kujtojmë se më herët gjatë këtij viti, Berlusconi u shtrua në spital më 5 prill për shkak të një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes dhe problemeve shëndetësore dhe më pas u diagnostikua me leuçemi.  

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?