Silvio Berlusconi

Ish kryeministri italian Silvio Berlusconi infektohet me koronavirus, izolohet në vilën e tij

2 Shtator 2020, 18:58| Përditesimi: 2 Shtator 2020, 22:15

  • Share

ITALI- Ish kryeministri italian Silvio Berlusconi ka rezultuar pozitiv me koronavirus. 

Kreu i Forza Italia iu nënshtrua testimit pas një qëndrimi të fundit në Sardenjë dhe rezultati ishte pozitiv.

Sipas mediave italiane, mjeku i tij Alberto Zangrillo, ka siguruar se "Ai është asimptomatik dhe është i izoluar në shtëpi". 

Bashkë me 83 vjeçarin, lider i 'Forza Italia', janë testuar edhe dy fëmijët e tij Luigi dhe Barbara, 31 dhe 36 vjeçe me simptoma që zgjatën disa ditë

Alberto Zangrillo, një personalitet i njohur i mjekësisë në spitalin San Raffaele në Milano, siguroi se: "Ai është asimptomatik dhe është i izoluar në shtëpi".

 Një njoftim për shtyp nga zyra e tij shton gjithashtu se: Berlusconi vazhdon të punojë nga rezidenca e tij në Arcore, ku do të kalojë periudhën e izolimit. Në çdo rast, ai do të vazhdojë të mbështesë 'Forza Italia' dhe kandidatët e qendrës së djathtë në zgjedhjet rajonale dhe administrative. me intervista të përditshme në gazeta, në televizion dhe në rrjetet sociale ”.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Silvio: 03/09/2020 07:08

    Silvi i madh me coron? Ha ha ha ha ha ha Falemindeit per rrenen e re te ketyre diteve. Ha ho hi hu haaaaaaa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?