Silvio Berlusconi

Silvio Berlusconi në spital, ish-kryeministri italian diagnostikohet me leucemi! Është në terapi intensive

6 Prill 2023, 08:13| Përditesimi: 6 Prill 2023, 12:14

  • Share

ITALI- Ish kryeministri Italian Silvio Berlusconi prej ditës së djeshme është i shtruar në spital në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit San Raffaele në Milano. Lajmi për shtrimin e tij në spital ka marrë vëmendjen e mediave, ndërsa janë zbuluar detaje të reja.

Mediat italiane shkruajnë se Berlusconi është diagnostikuar me leucemi. Lideri 86 vjeçar i Forca Italia u shtru në spital pasi iu shfaqën probleme me frymëmarrjen. Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani tha se nata e parë në spital kaloi i qetë për Berlusconin dhe se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

"Unë fola me profesor Zangrillo këtë mëngjes. Ai më tha se Berlusconi kaloi një natë të qetë dhe kushtet e tij janë të qëndrueshme. Mënyra më e mirë për ne që të jemi pranë tij është të punojmë”, tha Tajani.

Berlusconi do të qëndrojë në spital për disa ditë ndërsa me të është edhe partnerja e tij Marta Fascina, fëmijët si dhe vëllai i tij Paolo dhe motra Licia Ronzulli. Mesazh për shërim të shpejtë erdhën nga eksponentë politikë të të gjitha partive, përfshirë edhe kryeministren Giorgia Meloni. 

“Një urim i sinqertë për një shërim të shpejtë për Silvio Berlusconin, i shtruar në spitalin San Raffaele në Milano. Forca Silvio”, shkroi Meloni.

Ndërkohë, vëllai i tij Paolo Berlusconi tha se Silvio është një shkëmb, do t'ia dalë edhe kësaj radhe". Kreu i partisë së qendrës së djathtë ‘Forza Italia’ ishte i shtruar në të njëjtin spital javën e kaluar dhe u largua ditën e enjtë pasi u përmirësua gjendja shëndetësore.

Ora 12:23
U diagnostikua me leucemi, Berlusconi ka filluar kimioterapinë

1680694019_silvio1.jpg

Silvio Berlusconi filloi kimioterapinë për të luftuar një formë të leucemisë që e goditi dhe e detyroi të shtrohej në njësinë e kujdesit intensiv në spital në Milano. Administrimi i parë u bë dje, pas shtrimit në spital. Mësohet se gjendja e tij është stabile.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?